Dogana: Marrëveshja Kosovë -Turqi do të krijojë një zonë të tregtisë së lirë

05 shtator 2019 | 13:59

Dogana e Kosovës ka vlerësuar se Marrëveshja e tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Turqisë konfirmon synimin e palëve të jenë pjesë aktive në procesin e integrimit ekonomik evropian, duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për të forcuar këtë proces.

“Marrëveshja e tregtisë së lirë në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës së Turqisë konfirmon synimin e palëve të jenë pjesë aktive në procesin e integrimit ekonomik evropian duke e shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për të forcuar këtë proces. Gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje Turqia dhe Kosova do të krijojnë gradualisht një zonë dypalëshe të tregtisë së lirë, ku lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve janë të garantuara reciprokisht. Shërbimet do të jenë subjekt i negocimit menjëherë pas hyrjes në zbatim të kësaj marrëveshje”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Marrëveshjen dhe sqarimet e nevojshme i gjeni në këtë link: https://dogana.rks-gov.net/per-biznese/mtl-kosove-turqi/?fbclid=IwAR1FKJh_rX3EDrpW2ZtPVzF24998uw3OcX9MHQPwhRFG22yNQYinYjUkHi0.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti hotelet e Kosovës…