Dogana mbledh 1.2 miliardë euro, importi nga Serbia dhe Bosnja bie në 6 milionë euro

28 dhjetor 2019 | 13:06

Importi nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina gjatë këtij viti ka rënë në 6 milionë euro nga 530 milionë. Ky dallim i madh ka ardhur nga masat mbrojtëse të aplikuar ndaj këtyre dy shteteve, ndërsa, eksporti i vendit tonë është rritur dukshëm me Shqipërinë, kurse Gjermania kryeson në listën e eksporteve në drejtim të Kosovës e pasuar nga Turqia dhe Kina.

Për drejtorin e Doganës së Kosovës, Bahri Berisha të hyrat vazhdojnë me një trend pozitiv në Doganën e Kosovës, pavarësisht vendosjes së taksës 100 përqind, teksa bëri me dije se në vitin 2019, janë rreth 1.2 miliardë euro të hyra ose rreth 4 përqind më shumë se në vitin 2018.

Berisha ka deklaruar për “KosovaPress”, se ndikim në të hyra kanë pasur edhe një mori politikash fiskale, marrëveshjet e tregtisë së lirë me Turqinë, por edhe ndikimi i MSA-së që për çdo vit është duke pasur ndikim në taksën doganore.

Sipas drejtorit të Doganës, nëse merren parasysh të gjitha këto politika, tregon se Dogana vazhdon të tregojë një përformancë të mirë të të hyrave sepse ndikimi nga të gjitha këto është rreth 150 milionë euro drejtpërdrejt në taksa nga MSA dhe lirimet për prodhues.

Berisha theksoi se efekti i kallëzimeve penale dhe kundërvajtjeve të zbuluara nga tentim kontrabandimi  është diku rreth 10 milionë euro që ka një efekt direkt, ndërsa efekt indirekt është parandalimi i kësaj dukurie.

Drejtori Berisha pohon se masat mbrojtëse ndaj Serbisë dhe Bosnjës, sfidë ka paraqitur luftimi i krimeve trans-kufitare dhe kontrabandës, sidomos i këtyre produkteve të cilat kanë tentuar që të kontrabandohen përmes rrugëve malore në sasi të vogla, me automjete të vogla apo në forma të tjera të transportit.

Sipas tij, kanë qenë mbi 300 raste të zbulimit të këtyre kontrabandave përgjatë vitit 2019./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një atentat me veturë të mbushur me eksploziv shkaktoi të…