![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/A3B76ED0-B8FA-4FC1-AA10-C72152D71805.png)
Dogana me aksion në veri, kontrollon bizneset
25 dhjetor 2021
| 14:21
Oficerët doganorë të Kosovës të asistuar nga Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë realizuar kontrolle në tri lokacione në veri të vendit.
Ky operacion ka filluar në orët e para të mëngjesit ku qëllimi ishte të kontrollohen bizneset të cilat operojnë në rajonin e Zubin Potokut, respektivisht dy lokacione në fshatin Zupce dhe një tjetër në fshatin Uglar.
Operacioni ka pasur qëllim kontrollin e bizneseve pë shmangje të tatimit si dhe veprimtari ilegale të kontrabandimit të mallrave.
Dogana në njoftim ka thënë se ky operacion ka rrjedhur pa asnjë incident.