Dogana ndalon sasi të plumbave të kalibrit 9mm në Aeroportin e Prishtinës
Oficerët doganorë kanë kapur një sasi të konsiderueshme të fishekëve gjatë tentim kontrabandës në pikëkalimin kufitar – aeroport.
“Sot zyrtarët doganorë në Aeroportin e Prishtinës kanë ndaluar një pasagjer i cili po fluturonte nga Gjermania. Personi në fjalë ka kaluar nëpër kanalin e gjelbër nga ku është selektuar për kontrolle të valixhes. Pas imazheve në skaner oficerët kanë vërejtur se personi transportonte gjësende të dyshimta, është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes. Gjatë kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: Plumba të kalibrit 9mm – 250 pce. Pas zbulimit oficerët kanë ndaluar personin dhe plumbat ku edhe rasti është përcjell tutje për trajtim nga Policia e Kosovës dhe prokuroria”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.