Dogana në aksion, në cak argjendaritë e Prizrenit
25 korrik 2024
| 15:13
Merret vesh se është duke u zhvilluar një aksion nga Dogana e Kosovës në rajonin e Prizrenit.
Sipas informatave dogana ka vënë në cak kontrolli argjendaritë e Prizrenit.
Deri me tani janë kontrolluar gjashtë argjendari që kanë qarkullim të konsiderueshëm.
Ende nuk dihen arsyet e kontrollit doganor, por duket qe argjendaritë tashmë në këtë sezon kanë shitje të mëdha dhe mund të ketë edhe kontrabandim të arit dhe futjen e saj ilegalisht në Kosovë.