Dogana parandalon kontrabandë në pikëkalimin kufitar të Jarinjes
09 qershor 2024
| 11:17
Në linjën e rregullt të autobusit nga Serbia për në Kosovë, oficerët doganorë kanë zbuluar dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara.
Fillimisht, të gjithë udhëtarët janë pyetur nëse kishin mallra për të deklaruar për Doganë dhe askush nuk është lajmëruar.
Pas kontrollit të detajuar në bagazhin e autobusit, në valixhet e një udhëtare janë gjetur mallra të padeklaruara, përfshirë: Këpucë për fëmijë, mallra të ndryshme tekstili.
Këto mallra janë konfiskuar menjëherë dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit të përfshirë.
Ky operacion është një tjetër sukses në përpjekjet tona për të luftuar kontrabandën dhe për të siguruar një treg të drejtë dhe të ligjshëm.