Dogana parandalon kontrabandimin e një sasie të konsiderueshme të fishekëve luftarak

28 gusht 2023 | 15:54

Oficerët e Doganës së Kosovës në Vermicë kanë arritur të kapin një sasi të konsiderueshme municioni gjatë një tentimi për të kryer kontrabandë në territorin e Kosovës.

“Rreth orës 11:00 në pikën kufitare të Vërmicës, oficerët doganor kanë vënë re një automjet (që vinte nga Republika e Shqipërisë) dhe që po përpiqej të shmangte kontrollet. Qëllimi i shoferit ishte evident pra shmangja e kontrolleve të dokumentacionit dhe fizike të kryera nga autoritetet doganore. Pas ndalimit të automjetit, u dha urdhër për të kryer një kontroll në vijën e dytë të kontrollit doganor. Përpara oficerëve  drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk kishte asgjë në mjetin e tij. Megjithatë, pas një kontrolli të kujdesshëm të automjetit, së bashku me ndihmën e zyrtarëve të policisë që ishin të pranishëm gjatë këtij kontrolli, u zbulua mallrat e ndaluara që ishin fshehur me kujdes në pjesën e pasme të mjetit pranë këmbëve të pasagjerit. Konkretisht u gjetën 577 copë fishekë për armën tip AK-47”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Pas zbulimit të kësaj sasie të municioni, doga ka njoftuar se automjeti është dërguar për një skanim të thelluar në doganën e Shqipërisë.

“Për të siguruar një kontroll më të hollësishëm, u përdor edhe fibroskopi, por nuk u gjet asgjë tjetër të dyshimtë. Municioni i zbuluar është konfiskuar dhe së bashku me rastin i është transferuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme. Dogana e Kosovës ka aplikacionin ‘eDogana’ për pajisjet e mençura Android dhe iOS, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, ka njoftuar dogana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 21 deri më 25 gusht është mbajtur me sukses…