Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra
Njësia e “Task Forcës” – Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare RKS-SRB.
“Me datë 05.09.2024 rreth orës 06:35 në brezin kufitar mes fshatit Dobrosinë SRB dhe fshatit Stublinë – RKS është vërejtur një automjet VW Passat me targa serbe i cili dyshohet se ishte duke bërë kontrabandim me mallra. Automjeti i dyshuar është arrit të ndalet gjatë kontrollit dhe është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari nga Bujanoci – SRB, i cili kishte pasur të ngarkuar disa thasë të najlonit të zi ku në brendësi kishte duhan me peshe nga 500 gramë gjithsej 340 kg. të llojeve te ndryshme si: Malbooro slim, Malboro silver, Sobranie dhe Tabako. Vlera e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 euro”, ka njoftuar Dogana.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor – Dheu i Bardhë.