Dogana për nëntë muaj mblodhi 837 milionë euro
Gjatë periudhës nëntëmujore (janar – shtator 2018) të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 837 milionë euro, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej 3.13 për qind apo rreth 25.5 milionë euro më shumë.
Sipas një njoftimi nga Dogana, ndikim në të hyra e grumbulluara nga Dogana gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe MSA-ja, pakoja fiskale që i referohet lirimet nga taksat në import për prodhuesit si dhe importi i veturave të përdoruara.
“Sa i përket lirimeve sipas MSA-së duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA-ja përgjatë kësaj periudhe është rreth 33 milionë euro, ndërsa ndikimi në të hyra i pakos fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 56 milionë euro”, është thënë në njoftimin e Doganës.
/Epoka e re/