Dogana për një muaj mbledh mbi 80 milionë euro

02 shkurt 2021 | 14:31

Dogana e Kosovës ka rritur performancën e të hyrave duke tejkaluar vitin 2020 për mbi 9 për qind. “Mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e Doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milionë euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milionë euro apo  9.3 për qind më shumë”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas Doganës, kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia Covid-19, prandaj sipas këtij njoftimi, edhe kjo arritje tregon përkushtimin e Doganës për të realizuar planifikimet financiare.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria, e cila më 1 shkurt kishte paralajmëruar një zbutje…