Dogana për tre muaj grumbulloi rreth 212 milionë euro

05 prill 2018 | 16:24

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancë të mirë në aspektin e realizimit të të hyrave. Parashikimi vjetor i të hyrave në kufi sipas buxhetit për vitin 2018 është 1,175 milionë euro. Dogana gjatë periudhës janar-mars 2018 ka arritur në total vlerën prej rreth 212 milionë euro.

“Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017, të hyrat doganore shënuan rritje për 2 për qind apo 4.1 milionë euro më shumë. Gjate kësaj periudhe, ndikim tek të hyrat nga importi kanë pasur politikat fiskale të cilat kanë hyrë në fuqi më 1 janar 2018, që favorizojnë ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik. Për ketë tremujor vlera e mallit që është liruar nga taksat në import është 55 milionë euro dhe ndikimi në taksa ka qenë 12.6 milionë euro vetëm nga lirimet për lëndën e parë dhe inputet që përdoren në proces të prodhimit, ku krahasuar me  tremujorin e vitin e kaluar lirimet nga taksat në import kanë  shënuar një rritje  prej 116 për qind”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, kategori tjetër që ka ndikuar në të hyra me pak është edhe MSA-ja, ku përgjatë kësaj periudhe (tremujori i parë) ndikimi nga MSA-ja është rreth 8.8 milion euro apo rreth 41.6 për qind më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Gjithashtu efekti i vendimit në kufizimin e veturave në import deri në 10 vite, ka ndikuar që të kemi rënie të importit të veturave të përdorura për 46 për qind dhe efekti negativ në të hyra vetëm për ketë tremujor tek kategoria e importit të veturave të përdoruara është 4 milionë euro”, është thënë në njoftimin e Doganës.

Sa i përket eksportit, në sasi ka shënuar një rënie prej 15.63 për qind, ndërsa në vlerë shënon rritje prej 2.59 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. “Përkundër politikave fiskale, MSA-ja dhe vendimit për kufizimin e veturave që kanë ndikuar në të hyra, përsëri Dogana ka arritur që të performojë  mirë në mbledhjen e të hyrave  për ketë tremujor”, është theksuar në njoftimin e Doganës së Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka vazhduar me rritje të…