Dogana pranon donacionin e radhës nga qeveria amerikane
18 dhjetor 2019
| 16:05
Dogana e Kosovës, e ka pranuar sot donacionin e radhës nga programi EXBS.
“Sot drejtori i përgjithshëm z. Bahri Berisha pranojë një donacion në vlerë mbi 12.000 mije euro pajisje për zbatim të ligjit nga programi EXBS i ShBA-ve. Përfaqësuesi Rick Clark dorëzoj pajisje tek dogana e Kosovë po ashtu edhe për policinë kufitare”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, deri më tani dogana ka pranuar rreth 400,000 mije dollarë pajisje dhe trajnime te financuara nga qeveria amerikane.
/Epoka e re/