Dogana rrit numrin e kontrolleve në tërë territorin e Kosovës
Në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e kontrabandës, gjatë javës së kaluar zyrtarët doganorë kanë ndërmarr një mori aktivitetesh në të gjithë territorin e Kosovës.
Dogana ka rritur numrin e kontrolleve fizike ndaj automjeteve, mallrave dhe personave.
Gjatë kësaj kohe janë ushtruar 507 aktivitete në tërësi duke filluar nga kontrollimet si dhe deri tek patrullimet. Rritja e kontrolleve dhe patrullimeve ka rezultuar me 18 kundërvajtje si të personave fizik po ashtu edhe të subjekteve juridike, raporton “Epoka e re”.
Këto aktivitete kanë rezultuar me zbulimin e 18 rasteve mallrave të dyshimta kontrabandë, kryesisht pije alkoolike dhe jo-alkoolike, ushqime të gatshme dhe teknikë të ndryshme, vlera e të cilave është 25.000 euro.
Gjithashtu siç e parashohin dispozitat relevante ligjore, është aplikuar masa e sekuestrimit të automjeteve transportuese në sasi prej dy copë.
/Epoka e re/