Dogana rrit numrin e zbulimeve të kundërvajtjeve
Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, Njësitë e Doganës që nga fillimi i vitit kanë rritur kontrollet duke rritur numrin e zbulimeve të aktiviteteve ilegale për 47 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Dogana ka njoftuar se si rrjedhojë e kontrolleve të shtuara dhe rritjen e zbulimeve, kundërvajtje doganore tek lojërat e fatit deri tani kanë arritur në 75 raste apo 47 për qind më shumë se tremujori i 2017-s.
“Kemi pasur edhe një mori aparate të konfiskuara, respektivisht 129 copë apo 69 për qind më shumë se në vitin 2017. Gjithashtu janë konfiskuar edhe pajisje të tjera si shtëpiza, printer, TV apo 132 copë, pra 59 për qind më shumë se në vitin 2017. Rritja e aksioneve ka rritur edhe vlerën e mallrave të konfiskuara në 154,700.35 euro si dhe të aktvendimet me gjobë për kompanitë që operojnë me baste pa licencë në 39 raste, ku vlera e gjobave të shqiptuara ka arritur në 65,552.00 euro”, është thënë në njoftimin e Doganës.
Më tej në këtë njoftim bëhet me dije se ulja e aktiviteteve ilegale si rezultat i punës së Doganës ka ndikuar që bizneset legjitime të kësaj fushe të rrisin pagesat e taksave për 49 për qind, ku janë inkasuar 3,7 milionë euro nga ky sektor.
/Epoka e re/