
Dogana rrit të hyrat për 11 për qind
05 mars 2020
| 16:40
Dogana e Kosovës ka rritur të hyrat për buxhetin e Kosovës për 11 për qind më shumë se në periudhën paraprake.
“Për herë të parë që nga themelimi i Doganës janë grumbulluar rreth 170 milionë euro në fillim të muajit mars. Pra kjo paraqet një të arritur të konsiderueshme. Krahasimi me vitin 2019 tregon se qartazi se trendi i të hyrave është në rritje. Gjatë vitit të kaluar Dogana kishte mbledhë rreth 150 milionë euro derisa këtë viti po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim rreth 170 milionë që paraqet rritje prej 20 milionë euro më shumë apo 11 për qind më shumë”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.