Dogana sekuestron 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të identifikojë një automjet që transportonte mallra të kontrabanduara.
Po ashtu është njoftuar se ky është rasti i pestë i identifikuar nga Dogana e Kosovës. Në kuadër të kësaj, është zbuluar rasti i kontrabandimit të 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia.
“Vazhdon operacioni kundër kontrabandës. Prishtinë 7 korrik 2022, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës, në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë (5), respektivisht edhe një automjet që trasportonte mallra të kontrabanduara. Në kuadër të planit operativ është zbuluar edhe një rast tjetër i kontabandimit të 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia. Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse”, ka njoftuar dogana.