
Dogana thotë se parandaloi kontrandimin e mallrave në vlerë mbi 20 mijë euro
Dogana e Kosovës ka realizuar një aksion në luftën e saj kundër kontrabandimit.
Në një njoftim në faqen e saj në “Facebook”, dogana ka shkruar për operacionin e saj që ka parandaluar kontrabandimin e mallrave në vlerë mbi 20 mijë euro.
“Ky operacion ka targetuar automjete transportues të dyshimtë për kontrabandë me mallra. Pas ndalimit të automjetit të parë u gjeten mallra të kontrabanduara, tekstile-veshmbathje në një sasi prej 2 080 artikujve. Vlera e këtyre mallrave përcaktohet rreth 9 000 euro. Përveç kësaj, është vërejtur se këto mallra shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe janë marka të falsifikuara. Derisa ne rastin e dytë, përsëri janë hasur në tentim të kontrabandimit tekstil në vlerë rreth 12,000 euro”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.