DOGJA KËNGËN
26 nëntor 2020
| 09:10
GENTIAN DODI
DOGJA KËNGËN
Askujt nuk i tregova
Si hyra në vdekje
E dola i gjallë nga ajo
Ata që më panë më ekzekutuan,
Fjalët, emri im morën dhenë.
Përgojuesit shumëzuan thashethemet
Nga lagjja, në fshat e pallahangë.
(Kjo poezi është botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë, 2020. Në ditët në vijim, duke nisur nga 13 nëntori, në gazetën “Epoka e re”, në portalin online të saj dhe në formatin Pdf po të saj, për çdo ditë do të botohen poezitë e autorëve të botuara në këtë përmbledhje)