Dojna Mema u përgjigjet ndjekësve
Moderatorja e njohur, Dojna Mema, u përzgjodh këtë vit për të prezantuar koncertin virtual që u mbajt me rastin e “Natës së Bardhë” për 29 nëntor.
Kësaj radhe koncerti nuk ishte fare i zakonshëm për artistët, të cilët u ngjitën në skenë pa publik, si kurrë më parë. Dojna ka ndarë së fundmi në rrjete sociale disa pjesë të shkëputura prej tij dhe ka treguar se sa e “çuditshme” ka qenë si eksperiencë.
“Disa nga momentet e prezantimit më të pazakonshëm (pa publik) të Natës së Bardhë”, ka shkruar Dojna.
Teksa video ka marrë mijëra pëlqime, disa ndjekësve u ka tërhequr vëmendjen fakti se ajo shfaqet shumë pranë artistëve në skenë. Si pasojë një ndjekës e ka kritikuar moderatoren për mosrespektimin e distancës, duke theksuar faktin se mbi të gjitha mund të rrezikojë shëndetin e gjyshes së saj, që tashmë është shumë e famshme.
Dojna ka treguar se ajo e ka kaluar koronavirusin dhe nuk përbën asnjë rrezik, sepse vazhdon të jetë imune duke pasur antitrupa.
“E kam kaluar Covid-19 dhe sipas analizave të fundit vazhdoj të jem imune duke mos përbërë rrezik për të tjerët, aq më tepër për gjyshen”, është përgjigjur Mema.