Doktor Zekaj që u shërua nga Covidi kërkon vëmendjen tuaj

03 gusht 2020 | 08:44

Gastroenterologu Visar Zekaj, i cili ditë më parë është infektuar me virusin Korona dhe, pas dy javësh në izolim dhe trajtim në kushte shtëpie, është shëruar nga i njëjti virus, disa herë nëpërmjet shkrimeve botuar në media u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga virusi Korona sepse është virus mjaft i vështirë dhe serioz. Ai ka tërhequr vëmendjen edhe për përdorimin e maskës dhe për vendosjen e saj të saktë. “Vendosja e maskës ka rëndësi të madhe për ta penguar përhapjen e koronavirusit i cili po shkakton sëmundjen Covid 19. Disa qytetarë maskën janë duke e shfrytëzuar sa për të thënë që kam maskë dhe për t’i ikur dënimit të policisë. Ata nuk po e vendosin maskën në mënyrë të duhur për t’u mbrojtur dhe në këtë mënyrë ata po shkaktojnë autoinfeksion”, ka thënë Zekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse fiton Joe Biden, këta janë disa prej ekspertëve kryesorë…