Doktor Zekaj tregon cilët njerëz janë më të rrezikuar nga COVID-i ( Video)

22 mars 2020 | 18:08

Shruan: Visar Zekaj

☑️ Tanimë që edhe tek ne kemi rastin e parë të vdekjes pas infeksionit me coronavirus, është e domosdoshme që të vetizolohemi në mënyrë që të shpëtojmë kategoritë e rrezikuara nga infeksioni me coronavirus.

☑️ Pra siç e kemi thënë edhe shumë e shumë herë tjera kategoritë më të rrezikuara nga infeksioni me coronavirus janë moshat e shtyra që vuajnë nga sëmundje kronike si:

☑️ Bronkitet kronike obstruktive,

☑️ Astma bronkiale,

☑️ Kardiomiopatitë e dilatuara dhe dekompenzuara,

☑️ Sëmundjet kronike të mëlqisë,

☑️ Sëmundjet kronike të veshkave,

☑️ Sëmundjet kronike neurologjike,

☑️ Diabeti i pakontrolluar etj.

☑️ Kërkoj nga të gjithë qytetarët tanë që të kenë kujdes të shtuar, të mos dalin nga shtëpitë e tyre, të mbajnë distancë sociale minimum 1.5 metra nga njëri tjetri, të pastrojnë duart me sapun për 20-30 sekonda ose të dezifektojnë duart me bazë alkooli 70%, të mos i prekim pjesë të fytyrës me duar (sidomos jo nëse i keni të ndyera), evitoni prekjen e syve, gojës e aq më pak hundën (një shprehi e shumëkujt).

1.  Qëndro në shtëpi, pra nëse ju thuhet të vetizoloheni, kjo nënkupton të qëndroni në shtëpi. Të mos shkoni në punë, në shkollë, apo në vende publike dhe të mos keni vizitor.

2.  Nëse manifestoni simptoma të temperaturës, etheve apo kollë atëherë telefononi në nr 03820080800, dhe merrni këshilla mjekësore dhe mos u ngutni të shkoni përnjëherë në ambulancë apo spital.

3.  Nëse jetoni me tjerët, ju duhet të qendroni në dhomën tuaj e cila duhet të jetë e ventiluar mirë, dhe dera të jetë e mbyllur, nëse keni banjon e përbashkët atëherë e përdorni atë i fundit. Mos përdorni peshkirët e përbashkët.

4.  Personat që janë pozitiv në test duhet mbeturinat ti hedhin në dy qese dhe atë të hedhen ndaras.

5.  Nëse jetoni vetëm, porositni gjërat në markete online apo porostini shokët të ju ndihmojnë, ata ushqimet duhet ti lënë te dera e shtëpisë apo banesës suaj.

☑️ Coronavirusi shkakton infeksion të lehtë për 4 nga 5 të infektuar dhe vetizolimi i ndihmon personat e moshuar me sëmundje kronike.

#rrinshpindihmojvetesdhetëtjerëve

Më poshtë do gjeni një video të marrë nga bbc health me 5 arsyet e vetizolimit.

 

https://www.facebook.com/drvisaa/videos/140141160748547/?t=0

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka…