Doktorët i zbulojnë në stomak 1.6 kilogram bizhuteri
30 korrik 2019
| 13:09
Doktorët kanë ngelur pa fjalë kur kanë hequr nga stomaku i një vajze 26-vjeçare plot 1.6 kilogram bizhuteri.
Runi Khatun ishte paraqitur në spital në West Bengal, Indi pasi filloi të kishte të vjella pas çdo vakti ushqimor. Gjatë operacionit doktorët i hoqën nga stomaku: 69 varëse, 80 vathë, 46 monedha hekuri, 11 pirsing, 4 çelësa, një orë dhe 5 byzylykë.
Nëna e vajzës tha se kishte vënë re që në shtëpinë e saj po zhdukeshin bizhuteritë, por nuk ia kishte marrë mendja që vajza e tyre i gëlltiste.