Doktori Bajraktari propozon që përmëndorja e Indrit Carës të vendoset në Prishtinë
14 prill 2023
| 22:24
Doktori kosovar, Gani Bajraktari, ka propozuar që përmendorja e dëshmorit Indrit Cara, i njohur me nofkën “Ushtar Kavaje”, të ndërtohet në Prishtinë.
“INDRIT CARA (Ushtar Kavaja) meriton një shesh të bukur dhe një përmendore grandioze ne Prishtinë!
Nëse KOSOVA dha shumë heronjë për lirinë e saj, Indriti është dyfish hero!. A nuk eshte pakëz turp për ne që Indriti të këtë permondore në Kavajë e të mos këtë në Prishtinë!”.
“Do t’i jam mirënjohës ndonjë asambleisti të Komunës së Prishtinës nëse këtë porosi timen e transmeton në një propozim konkret: Indriti është më shumë se hero, është simbol i një gjëjë më të madhe ….”, ka shkruar Bajraktari në proflin e vet në “Facebook”.