Doktori gjen katër bletë që jetonin brenda syrit të gruas
11 prill 2019
| 11:34
Një grua nga Tajvani kishte katër bleta të vogla që jetonin brenda syrit të saj. Bletët u zbuluan gjatë një kontrolli mjekësor që gruaja bëri.
Ky është rasti i parë i tillë në ishull. 28-vjeçarja, e identifikuar vetëm si He, ishte duke hequr barërat e këqija në tokë kur insektet fluturuan në sytë e saj.
Mjeku Hong Chi Ting nga Fooyin University Hospital ka theksuar për “BBC” se u trondit kur nxori nga sytë e gruas insektet prej 4 mm duke i kapur nga këmbët e tyre.