Doktori Hamëz Berisha, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së
03 qershor 2024
| 15:10
Doktori Hamëz Berisha do të jetë kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Mitrovicës ka njoftuar se zyrtarisht është propozuar për të qenë pjesë e listës zgjedhore të AAK-së në zgjedhjet parlamentare.
Berisha ka thënë se “duke u sfiduar çdo ditë me hallet dhe problemet shëndetësore vendosa t’i hyjë garës për deputet”.