Doktori Hasan Gjikokaj emërohet drejtor i QKMF-së në Deçan
02 dhjetor 2024
| 22:40
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se doktori Hasan Gjikokaj ka marrë besimin për ta drejtuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.
Ramosaj përmes një postimi në “Facebook” i ka uruar suksese në këtë detyrë Gjikokajt.
“Dr. Hasan Gjikokaj ka marrë besimin tonë që ta ushtroi detyrën e drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan! Urime suksese në punë dok”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.