Doktori i luftës e fiton betejën ndaj Covidit

22 shkurt 2021 | 12:48

Ish-doktori i luftës, Miftar Zenelaj e ka fituar edhe një betejë të rëndësishme, atë kundër virusit Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar vet doktori Zenelaj nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”. Ai ka falënderuar të gjithë stafin shëndetësor në Kliniken Infektive për punën dhe kujdesin që po bëjnë ndaj pacientëve të prekur nga virusi Korona.

“Ky infeksion ishte një betejë jo e lehtë, mirëpo u mposht falë shërbimit mjekësor dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të mjekëve dhe infermiereve të kësaj klinike. Në asnjë moment nuk munguan medikamentet, pajisjet e oksigjenit, ndihma mjekësore, dhe përkrahja psikologjike”, ka shkruar Zenelaj.

Miftar Zenelaj është drejtor i Qendrës Integruese, Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.

May be an image of 7 njerëz dhe ambiente të jashtme

Postimi i plotë i Zenelaj:

Të dashur miq,

Pas qëndrimit 12 ditor në Klinikën Intensive-COVID 19, dhe pastaj trajtimit në shtëpi, sot më ka rezultuar testi negativ për COVID-19.

Ky infeksion ishte një betejë jo e lehtë, mirëpo u mposht falë shërbimit mjekësor dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të mjekëve dhe infermiereve të kësaj klinike. Në asnjë moment nuk munguan medikamentet, pajisjet e oksigjenit, ndihma mjekësore, dhe përkrahja psikologjike.

Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë stafin mjekësor të kësaj klinike e në veçanti Dr. Naim Kuqin i cili me përkushtimin e tij profesional dhe human po trajton rastet më të rënda me COVID19, në këtë klinik.

Po ashtu, e falënderoj Dr. Musë Mati-kardiologun i cili asnjëherë nuk hezitoj që t’i kryej konsultat e kësaj klinike, gjithashtu falënderoj të gjithë miqtë, kolegët dhe stafin e QIRSKP-Shtime, që u interesuan çdo ditë me thirrje dhe mesazhe telefonike për shëndetin tim.

Për fund dëshiroj t’ju lus të gjithëve që të keni kujdes dhe të respektoni masat mbrojtëse!

Me shumë respekt,
Dr. Miftar Zenelaj

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën…