Doktori i njohur nga Peja e humb betejën me Covid-19
Specialisti i epidemiologjisë, dr. Muhamet Avdyli, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare pasi ishte prekur nga sëmundja COVID-19.
Dr. Avdyli studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës si gjenerata e dytë ku edhe u diplomua. Përfundoi Specializimin nga Epidemiologjia në Fakultetin e Mjekësisë gjegjësisht në Institutin e Epidemiologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe mori thirrjen: Mjek specialist nga Epidemiologjia.
Punoi në Sekretariatin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Pejë. Pastaj ishte Shef i Inspektoratit Sanitar Tetor 1981 – 03 Shtator 1997. Punoi në Qendrën Medicinale – Pejë – Mjek i praktikës së përgjithshme (1997 / 1999).
Pastaj vazhdoi më punë në Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë, mjek specialist, Epidemiolog 1999-2002. Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë. Udhëheqës i Sektorit të Shëndetit Publik dhe Inspektoratit 2002 – 2003. U.D. Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Pejë 2003 – 2004. Drejtor për Punë Inspektuese – Komuna e Pejës 2004 – 2014.
Ishte Shef i Sektorit të Inspektoratit Sanitar Veterinar dhe Mbrojtjes së Ambientit. U.D. drejtor Drejtorisë për Punë Inspektuese në 3 here nga 8 muaj.
Ishte pjesë e QKMF- Pejë dhe Shef i Sektorit të Shëndetit Publik dhe Vaksinimit deri në pensionim 2014-2016.