Doktori i Trumpit: Presidenti nuk është më infektues

11 tetor 2020 | 16:25

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk përbën më rrezik për infektimin e të tjerëve me Covid-19, ka thënë mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

Ka pasur shqetësime se ai mund të ishte ende infektues pas qëndrimit të tij tre ditor në spital. Por, mjeku thotë se testet më të fundit të cilave iu nënshtrua presidenti treguan se nuk kishte më prova të virusit aktiv dhe se ngarkesa e tij virale po ulej.

Sidoqoftë, mjeku nuk ka specifikuar në deklaratën e tij nëse Trumpi kishte rezultuar negativ për Covid-19. Më herët të shtunën, presidenti ka mbajtur një fjalim para mbështetësve që brohorisnin në Shtëpinë e Bardhë, në të parën shfaqje publike të tij që kur është dërguar në spital me virus.

Ai ka thënë para turmës se ndjehej shumë mirë dhe se nuk po merrte më asnjë mjekim kundër Covid-19.

Eventi të shtunën ishte zyrtarisht një protestë paqësore, por sipas kritikëve, një gjë e tillë ka ngjasuar më shumë me një tubim fushate elektorale e presidentit Trump.

Rivali i tij në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm, Joe Biden, ka bërë fushatë në Penslivani. Ai ka thënë se është pranë gjithë atyre familjeve që kanë humbur dikë që duan nga koronavirusi.

Sondazhet sugjerojnë se Bideni kryeson ndaj Trump dhe një hulumtim i “ABC News/Opsos”, ka dalë në përfundimin se 35 për qind e amerikanëve miratonin mënyrën se si Trump e ka menaxhuar krizën e koronavirusit. Më shumë se 214 mijë amerikanë kanë humbur jetën deri më tani nga Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka siguruar…