Doktori italian: Nuk do ketë vaksinë, virusi i ri është si HIV që ndryshon gjithë kohën

12 maj 2020 | 10:02

Nuk do të ketë një vaksinë kundër koronavirusit! Këtë ka deklaruar Pasquale Mario Bacco, doktor koroner i cili ka studiuar virusin prej muajsh bashkë me 13 ekspertë në laboratorin e tij në Bari. Në një intervistë për Il Giornale ai ka thënë se virusi ka qarkulluar në Itali që nga tetori i kaluar.

Ai tregon se Covid-19 është një sëmundje që zhvillohet nga një virus i ri i cili pëson shumë mutacione dhe se i ngjan virusit HIV.

‘Ky virus është si HIV. Këto viruse ndryshojnë shumë. Kjo do të thotë se nëse ne vaksinohemi ta zëmë në qershor, kjo vaksinë nuk do të jetë e vlefshme në tetor. Unë e kam parë vetë në laborator se si ndryshon dhe pëson mutacione ky virus. Është pothuajse si HIV-i, kështu që nuk do të ketë një vaksinë’.

Por çfarë mund të na shpëtojë?

Sipas tij, e vetmja gjë që mund të na shpëtojë është një ilaç specifik, në rast se virusi mund të bëhet më agresiv.

‘Pyetja e vërtetë që duhet të shtrohet sot është: Si mund të kthehet ky virus? Sepse virusi nuk është zhdukur, ai ekziston dhe mbijeton. Na duhet një terapi me plazmë për të na shpëtuar në rast se ky virus nuk largohet. Dhe sigurisht një ilaç specifik’.

Por Pasquale Mario Bacco thotë se studimi i tij nuk është marrë në konsideratë:

Të pranosh studimin tonë do të thotë të mohosh gjithçka që është thënë deri më tani. Por ne kemi dinjitet si mjekë dhe mund të themi vetëm të vërtetën sepse jemi mjekë të lirë. Ne kemi punuar ditë e natë, kemi fjetur shtrirë në tokë për të studiuar këtë virus.

Doktori shton më tej duke thënë se familja e koronaviruseve ndikohet nga ndryshimet klimatike, dhe kushtëzohet ndjeshëm nga temperaturat e larta.

‘Koronavirusi do të largohet gjatë verës dhe më pas do të rishfaqet me rënien e temperaturave’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë artikull keni 19 ilaçet mjekësore që nuk e…