Doktori nga Kosova bëhet shef i një klinike të Kardiologjisë në Gjermani

09 prill 2025 | 16:35

Doktori Ali Hajdari me origjinë nga Drenasi, është emëruar Shef i Klinikës së Kardiologjisë dhe Angiologjisë në spitalin Krankenhaus Waltershausen-Friedrichroda në landin e Thüringenit, duke u bërë kështu drejtuesi i parë shqiptar i një klinike të këtij lloji në këtë rajon të Gjermanisë.

Kjo u bë e ditur nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili ka theksuar rëndësinë e këtij suksesi.

“Ju prezantoj Dr. Ali Hajdari, me prejardhje nga Drenasi, i cili nga muaji prill i këtij viti është emëruar Shef i Klinikës së Kardiologjisë dhe Angiologjisë në spitalin Krankenhaus Waltershausen-Friedrichroda, në landin e Thüringenit. Ai bëhet kështu drejtuesi i parë shqiptar i një klinike të këtij lloji në këtë land”, tha Ajeti.

Doktori Hajdari, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, duke ndjekur më pas një karrierë të suksesshme profesionale në disa nga klinikat më prestigjioze universitare të Gjermanisë, si ato në Mannheim, Jena, St. Georg Klinikum Eisenach dhe Elisabeth-Klinikum Schmalkalden.

Ai është specialist i Mjekësisë Interne dhe subspecialist i Kardiologjisë, i diplomuar në Qendrën Klinike Universitare të Jenës, dhe gjithashtu subspecializant i Angiologjisë (sëmundjeve të enëve të gjakut).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme,…