Doktori nga Kosova merr çmimin “Kirurgu Oral i vitit 2024”
Në Londër në një gare ndërkombëtare, Dr Bardhyl Rraci e ngriti mjekësin kosovare ne vendin e pare, duke mare titullin “Kirurgu oral ma i mire në Bote ne vitin 2024”
Në eventin ndërkombëtar që mbahet çdo vit në Londër, ku ndahen çmime për profesionistët më të mirë shëndetësorë nga British Healthcare Awards dhe International Award of Excellence,
Dr. Bardhyl Rraci ishte nominuar si:
Kirurgu Oral më i Mirë i Vitit 2024 dhe kishte arritur deri në finale!
Mbrëmë, në një konkurrencë globale, ai fitoi çmimin e merituar për punë ekselente:
“Kirurgu Oral i Vitit 2024”, duke ngritur kështu kirurgjinë orale të Kosovës në vendin e parë në nivel ndërkombëtar!
Dr. Bardhi prezantoi rezultate të shkëlqyera të punës së tij me implante dentare në zonën estetike, trajtime bashkëkohore dhe të avancuara me implante (pterigoide, nazale dhe transsinusale me ankorim nazal), trajtime dentare të nofullave atrofike, ekstraksione të ndërlikuara të dhëmbëve të impaktuar, operacione të buzës dhe gingivës për qëllime estetike, etj.
Përshtypjet e pacientëve të trajtuar nga ai (kombëtarë dhe ndërkombëtarë), me rezultat shembullor 5.0 (mbi 17 vite punë), padyshim ishin ndër arsyet kryesore që e çuan drejt këtij çmimi.
Sofistikimin profesional dhe shkathtësitë kirurgjike, Dr. Bardhi i ngriti në këtë nivel duke kërkuar dituri dhe ndjekur trajnime në universitetet më të njohura botërore, University of Bologna, Itali, University of Ankara, Turqi, University of Bern, Zvicër, Goethe University, Frankfurt, Gjermani, University Aldo Moro, Bari, Itali, etj.
Në pyetjen tonë se si ndiheni pas marrjes së këtij çmimi, ai u përgjigj:
“Ky çmim tregon nivelin e lartë të shëndetësisë në vendin tonë. Aq sa është i imi, është edhe çmim i të gjithë profesorëve, mentorëve dhe atyre që bashkudhëtuam me shumë përkushtim dhe mund drejt ekselencës!
Kemi qenë shpesh të injoruar edhe nga pothuajse të gjithë fqinjët tanë. Sot, nëse nuk jemi në krah me ta, jemi përpara tyre, dhe kjo na bën krenarë!”
Mesazhi i tij përmbyllës ishte:
“Do të vazhdojmë të jetojmë si bleta, e cila udhëton shumë për të mbledhur polenin nga çdo lule për të na dhuruar mjaltin. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë dituri dhe të sofistikohemi në shkathtësi që çdo herë pacientëve tanë t’u ofrojmë shërbimin më të mirë dhe më të merituar!”