Doktori nga Malisheva: S’duam lëvdata, por pajisje mjekësore

23 mars 2020 | 07:59

Mjeku i Urgjencës në Komunën e Malishevës, Jeton Morina, ka thënë se ai dhe kolegët e tij kanë nevojë më shumë për pajisje e aspak për lëvdata.

“Vërtet po rrezikohemi. Stafi emergjent në komunën tonë nuk ka as kushte minimale për ta luftuar këtë pandemi. Këto ditë krize mos na lëvdoni. Por, kjo është detyra jonë. Bëjeni detyrën tuaj, na sillni pajisje të nevojshme që të punojmë”, ka thënë ai.

Morina përgëzoi ministrin e Shëndetësisë për të gjitha masat e ndërmarra deri më tani, por tha se ka harruar masën më themelore, atë të pajisjes së urgjencave që po përballen me fluksin më të madh të pacientëve në nevojë.

Deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 34.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpresa për ta fituar betejën kundër koronavirusit vjen nga plazma…