
Doktori nga Vitia humb betejën me Covid-19
Doktori nga Vitia, Fadil Zuka sot ka ndërruar jetë. Lajmin për vdekjen doktorit Zuka e kanë dhënë familjarët e tij. I ndjeri ishte i infektuar me Covid-19.
Sipas informacioneve ai vuante edhe nga diabeti. Mediat lokale njoftojnë se Zuka, gjatë viteve ’90-ta, kishte qenë pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë, pastaj kishte punuar edhe në Pozheran.
I ndjeri shquhej për humanitet dhe si punëtor shembullor ka lënë mbresa dhe kujtime tek të gjithë qytetarët e Vitisë .
Doktor Fadil Zuka, i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për t’ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e ’90-ta.
Telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.