Doktori që i qëndroi pranë gjatë gjithë kohës, flet për gjendjen e Isa Mustafës
Ish-kryeministri dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është nisur për në Gjermani për trajtim të sëmundjes me të cilën ai po ballafaqohet tash e një kohë. Para se të shkojë në Gjermani, Mustafa ka qëndruar një javë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.
Rreth gjendjes së tij shëndetësore sot është deklaruar mjeku i cili i ka qëndruar atij pranë gjatë kohës sa ka qëndruar në këtë spital privat.
Doktori, Visar Berisha ka thënë se pavarësisht sëmundjes, akademik Mustafa gëzon shëndet të plotë mendor e intelektuar. Ai ka thënë se gjendja gripoze e tij nuk i ka prekur asnjë aftësi mendore e intelektuale.
“Kryetari Mustafa sot është lëshuar nga Spitali pasi qëndrimi aty ishte me i pa nevojshëm. Përgjigja ne terapi ishte e shpejte dhe e mire. Kaq. S’ka me asnjë trajtim specifik e as simptomatik. Rezultati i kërkuar është arritur. Tash mbetet vetëm faza përmbyllëse e që është rehabilitimi fizikal ne mënyrë qe sesibiliteti te marr formen e me hereshme. Kjo don durese dhe aktivitet intesiv fizikal”, ka shpjeguar për gjendjen shëndetësore të Mustafës doktori që i qëndroi pranë në kohën e trajtimit të Spitalin Amerikan.
Tutje mjeku Berisha sqaron Mustafa ka vetëm një grip sezonal i cili sipas tij u siëprfaq më mbimje gjymtyrës. Si pasojë e kësaj kreut të LDKsë iu prek sensibiliteti.
“Me marrjen e terapisë menjëherë u treguan shenja te hershme te përmirësimit dhe stabilitetit”, shpjegon mjeku në një postim në profilin e vet në “Facebook”.