Doktori Sadri Berisha, kandidat për deputet: Nder i madh t’i shërbej atdheut
Doktori i njohur nga Rrafshi i Dukagjinit, Sadri Berisha është prezantuar si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovësm raporton “Epoka e re”.
Berisha në dy mandante është asamblist në Kuvendin Komunal të Pejës dhe ndër më të votuarit prej asamblistëve në nivel vendi.
Doktori i përkushtuar që është i angazhuar në Spitalin Rajonal të Pejës, muaj më parë ka përfunduar edhe specializimin e dytë në fushën e Kirurgjisë Vaskulare.
Berisha ka thënë se është nder i madh që është në listën e LDK-së për deputet, derisa njëkohësisht është një përgjegjësi e madhe për t’i shërbyer atdheut.
“Është një nder i madh për mua që të jem kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe njëkohësisht një përgjegjësi edhe më e madhe për t’i shërbyer atdheut tim. Ju siguroj se të gjithë energjinë dhe përkushtimin tim do t’i përdor vetëm në interesin e përgjithshëm, me synimin që të bëjmë më të mirën e mundshme për vendin tonë”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Postimi i plotë i Berishës:
Të dashur miq, anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Me propozimin e Kryetarit të Degës së LDK-së në Pejë, z. Gazmend Muhaxheri, dhe miratimin e Kryesisë Qendrore dhe Kryetarit, Dr. Lumir Abdixhiku, sot jam nominuar zyrtarisht si kandidat për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së.
Është një nder i madh për mua që të jem kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe njëkohësisht një përgjegjësi edhe më e madhe për t’i shërbyer atdheut tim. Ju siguroj se të gjithë energjinë dhe përkushtimin tim do t’i përdor vetëm në interesin e përgjithshëm, me synimin që të bëjmë më të mirën e mundshme për vendin tonë.
Vendimi im për t’u angazhuar në këtë garë është pikërisht mbështetja që kam marrë nga ju, dhe ju siguroj se besimi që më keni dhënë nuk do të keqperdoret kurrë!
I juaji,
Sadri Berisha