Doktori tregon gjendjen shëndetësore të Donald dhe Melania Trump

02 tetor 2020 | 11:38

Doktori i Shtëpisë së Bardhë që kujdeset për shëndetin e Presidentit Donald Trump dhe familjes së tij ka reaguar pasi çifti presidencial është konfirmuar me koronavirus.

Në një letër publike, doktori Sean P. Conley ka shkruar se gjendja shëndetësore e Donald dhe Melania Trump është e qëndrueshme.

Ai ka shtuar se ata do të vijojnë që të punojnë gjatë kësaj periudhe dhe janë izoluar në Shtëpinë e Bardhë.  “Presidenti dhe Zonja e Parë janë të dy mirë në këtë kohë, dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë rimëkëmbjes së tyre. Ekipi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë dhe unë do të kujdesemi për ta dhe vlerësoj mbështetjen e dhënë nga disa prej profesionistëve dhe institucioneve më të mëdha mjekësore të vendit tonë. Unë pres që Presidenti të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit, dhe unë do t’ju mbaj të azhurnuar për çdo zhvillim në të ardhmen”, është thënë në letrën publike.

Donald dhe Melania Trump u konfirmuan me COVID-19 mëngjesin e sotëm, pas testimeve të kryera. Deri tani besohet se virusin e kanë marrë nga një këshilltare shumë e afërt e cila rezultoi më herët si e prekur nga koronavirusi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim, ka komentuar letrën…