![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/AEA6821C-B086-4138-8251-BEE3D3451587.jpeg)
Doktorit të ushtarëve të UÇK-së i vdes nëna nga Covidi
Doktorit të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Halilajt, i cili gjatë luftës në Kosovë ka dhënë kontribut të madh mjekësor për shërimin e ushtarëve të plagosur, sot në orën 4.35 minuta i ka vdekur e ëma nga Covidi-19.
Njoftimin për vdekjen e saj nga ky infeksion e ka dhënë vetë doktori i nderuar, Halilaj, i cili ka bërë me dije se ceremonia e varrimit e të ndjerës do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar.
Njoftimi i doktor Halilajt:
Te nderuar miq, shok, farefis ju njoftoj se para 40 minutave pra ne ora 04:35 min iku ne amshim Nena jone pas nje lufte me Covid 19.
Zoti e paste shperbly me Xhenet nanen tone.
Amin!
I pranoj te gjitha ngushellimet e juaja permes SMS, Facebook-ut dhe nuk keni obligim per shkak te situates te jeni fizikisht as ne varrim e as ne ngushellime sipas tradites qe i kemi!
Me respekt per te gjithe juve, familja Halilaj.