Dokumentari i ri për princeshën Diana shqetëson familjen mbretërore

10 maj 2020 | 08:43

Për familjen mbretërore britanike këto ditë nuk ka qetësi. Ende pa u fashitur mirë tronditja që shkaktoi shkëputja e princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, për “mbretërorët” mbërrin një shqetësim tjetër: një dokumentar që thuhet se po përgatitet nga Netflix në lidhje me Princeshën Diana, e që duket se do t’i zbulojë pjesët më të errëta të jetës së saj. Si Harry, ashtu edhe William, janë acaruar shumë nga kjo ide.

Dokumentari me katër pjesë mësohet se do t’i mbulojë “betejat e saj të shëndetit mendor, çrregullimet me të ngrënin, martesën e palumtur me Charlesin dhe fëmijërinë e dhimbshme”. Sipas “The Sun”, ai do t’u japë zë pretendimeve se Diana kishte tentuar katër herë të vetëvritet.

“Familja mbretërore do të refuzojë të bëhet pjesë e gjithë kësaj. Dy princat janë veçanërisht të zemëruar. Për Harryn ishte shqetësuese edhe sepse ai ka punuar me Netflix. Në një kohë kur familja kishte marrë një goditje nga largimi i tij dhe bashkëshortes, ky nuk është aspak një moment i mirë”, thonë burime të brendshme.

DSP, kompania televizive që po punon për projektin, pohon se ai është ende në fazat e hershme dhe se nuk është vendosur përfundimisht nëse gjigandi i filmave do ta pranojë ose jo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhdukja e tërësishme e koronavirusit mund të bëhet vetëm pasi…