Dokumentari “Unë jam Greta” do të shfaqet të shtunën në Prishtinë
21 qershor 2022
| 08:29
Të shtunën, më 25 qershor 2022, në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, UNDP dhe DokuFest, në amfiteatrin “Zahir Pajaziti” (përballë Kino Armatës) do të shfaqin, në ambient të hapur, dokumentarin “Unë jam Greta”.
Filmi do të shfaqet në Kinemanë Solare të DokuFestit dhe do të fillojë në orën 20:15.
“Bashkohuni me ne ndërsa frymëzohemi nga udhëtimi global i aktivistes për çështje klimatike Greta Thunberg. Shfaqja e filmit është pjesë e projektit Climate Promise të financuar nga Qeveria Japoneze dhe është e hapur për publikun”, thuhet në njoftim.