Dokumentet e dorëzuara në OVL të UÇK-së janë të Gjykatës Speciale
17 shtator 2020
| 13:47
Avokati Tomë Gashi ka thënë se dokumentet e dorëzuara në Organizatën e Veteranëve të Luftës dhe UÇK-së janë të Gjykatës Speciale, njofton Klan Kosova.
“Këto dokumente janë të Gjykatës Speciale dhe askush nuk mund të ketë aludime. Ky dokumentacion e ka vërtetuar se kemi të bëjmë më dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale që hetuesit i kanë marrë dhe është në harmoni me ligjin”.
“Në bazë të logos, këta e vërtetojnë se këto janë dokumente të Gjykatës Speciale, ndryshe nuk i kishin marrë. Në këtë rast as policia as prokuroria nuk mund të involvohen, sepse këto janë dokumente të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gashi para mediave.