Dokumenti i Doganës konfirmon se HIB Petrol-it i janë kthyer maunet me derivate, nuk i përmbushi kërkesat e standardeve
Kompanisë për shitjen e derivateve HIB Petrol i janë ndaluar në pikën kufitare dhe mandej i janë kthyer mbrapsht dy maune me derivate.
Pavarësisht se kompania e derivateve HIB Petrol mohon një gjë të tillë, portali “Epoka e re” ka siguruar një dokument të Doganës që tregon se kthimi i këtyre maune me derivate është bërë për shkak të dyshimeve mbi cilësinë e derivateve.
“Me datë 25.05.2019 pranë Z.B.D. Prizren në emër të subjektit “LISSUS” janë deklaruar për zhdoganim deklaratat doganore R-15589 litra benzinë dhe R-15592 me sasi prej 35036 litra benzin. Konform procedurave të aplikueshme janë marrë mostrat e derivative dhe janë dërguar për analizë. Nga rezultatet e testimit të kryera në laborator rezulton se malli lëndor benzin nuk përmbush kërkesat e standardeve sipas disa prej parametrave të analizuar dhe për këtë arsye nuk I lejohet improti në Republikën e Kosovës. Obligohet agjencioni doganor i autorizuar nga pala ‘Hib Shped’ me nr fiksal 600177332 që për kthimin prapa të dërgesave në fjalë të depozitojë deklaratat T-2”, thuhet në vendimin e Doganës, udhëheqësi i Departamentit Doganor Rajonal Prizren.
HIB Petroli në një reagim ka mohuar se i janë kthyer maunet me derivate, duke e cilësuar këtë lajm të pavërtetë.
/Epoka e re/