Dokumentohet vdekja më e hershme nga Covid-i në Europë
Një burrë në Serbi është viktima më e hershme e Covidit, sipas asaj që dihet deri tani. Ai ka ndërruar jetë në 10 ditë para se të regjistrohej në Francë viktima e parë e Evropës.
Një punëtor 56-vjeçar ndërtimi nga Beogradi, i cili nuk kishte udhëtuar jashtë vendit, u pranua në 5 shkurt 2020 në spital. Ai kishte ethe, kollë dhe gulçim. Ai vdiq brenda disa orësh dhe autopsi tregoi si shkak pneumoninë.
Muaj më vonë, megjithatë, shkencëtarët në Institutin për Mjekësi Ligjore të Fakultetit Mjekësor të Beogradit, gjetën prova se burri kishte vdekur nga COVID-19.
Milenko Bogdanoviç, një patolog mjeko-ligjor, tha se një studim nga 12 ekspertë, botuar nga revista “Frontiers in Medicine” javën e kaluar, sugjeroi që COVID-19 ishte i pranishëm në Evropë shumë kohë para se të mendohej më parë.
“COVID-19 ishte ndoshta shkaku i pneumonisë shumë të raportuar me origjinë të panjohur në janar dhe shkurt 2020”, thonë studiuesit.
Franca raportoi rastin e parë të infektimit në Evropë më 24 janar të vitit të kaluar dhe vdekjen e parë nga sëmundja më 15 shkurt.
Më shumë se 111 milionë raste të COVID-19 janë raportuar globalisht dhe mbi 2 500 000 njerëz kanë vdekur deri tani, sipas llogarive të Reuters.
Infeksionet janë raportuar në më shumë se 210 vende dhe territore që kur rastet e para u identifikuan në Kinë në dhjetor, 2019.
Bogdanoviç tha se studiuesit morën një mostër të ngrirë të lëngut të syrit për të provuar praninë e virusit.
“Për momentin, kjo është vdekja e parë post-mortem e vërtetuar nga COVID-19 në Evropë,” tha Bogdanoviç.