“Dola pak jashtë me shkri borën”, Melinda tërheqëse në fotot e fundit

03 shkurt 2021 | 01:09

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, zgjon interes të madh te fansat sa herë që ndan fotografi apo video në rrjetet sociale.

E tillë vjen edhe kësaj radhe, ndërsa ka realizuar një fotosesion tërheqës në borë.

25 vjeçarja ka ndarë gjashtë fotografi të ndryshme, në të cilat ka vënë më në fokus të pasmet e saj.

“Dola pak jashtë me shkri borën pasi ka rënë shumë”, ka qenë përshkrimi krahas imazheve.

Reagimet ndërkohë në hapësirën për komente kanë qenë të llojllojshme nga ndjekësit e miqtë që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

Sa i përket projekteve muzikore, e fundit këngë e lansuar nga Melinda mban titullin “Mëkatare” që e solli në fund të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë ruse në Moskë urdhëroi sot dënim me burg…