Dolce & Gabbana si frymëzim zgjedh një femër të kolme për koleksionin e ri

29 janar 2021 | 09:18

Aktorja italiano-spanjolle, Vanessa Incontrada do të jetë protagonistja e fushatës së re reklamuese e Dolce & Gabbana.

Ajo është prezantuese, showgirl dhe aktore, por mbi të gjitha një frymëzim i formave të bëshme.

42-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan Dolce & Gabbana me mëndafsh të kuq, ku tregon edhe format e kolme.

Në këtë mënyrë, Dolce & Gabbana njoftoi se koleksioni i ri do të jetë veçanërisht për vajzat dhe gratë e kolme.

Veshjet do të jenë në dispozicion deri në madhësinë italiane 54, një vendim që shfaqet si një arritje e madhe, për të gjithë industrinë e modës, në emër të një mode gjithnjë e më demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë…