Dolën në publik pa shami, dy gra iraniane sulmohen me kos dhe arrestohen
02 prill 2023
| 08:20
Dy gra u sulmuan me kos dhe u arrestuan në Iran pasi nuk mbuluan flokët në publik.
Në videon që u bë virale, dy gratë afrohen pranë një burri që fillon të flasë me to.
Më pas ai merr një enë me kos dhe i zemëruar ua hedh mbi kokat e tyre. Gjyqësori i Iranit ka arrestuar dy gratë për shfaqjen e flokëve të tyre. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe burri që i sulmoi me kos për prishje të rendit publik. Arrestimet pasojnë protesta muajsh në vend që kërkonin fundin e mbajtjes së detyrueshme të hixhabit (shamisë).
Pamjet tregojnë gratë në dyqan, duke pritur për t’u shërbyer nga një anëtar i stafit.
Një burrë që duket se po kalon aty hyn për t’u përballur me ta. Pasi flet, i sulmon vazhdimisht me kos.