Doli në iftar me kolegët e punës, pejani s’e la gruan të hyjë në shtëpi
31 mars 2024
| 10:09
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Policia njofton se i dyshuari nuk e ka lejuar gruan e të hyjë në shtëpi, pasi që e njëjta kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:50.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi.
I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.