Doli në rrugë pa maskë, polici e vrau
06 prill 2020
| 09:24
Në ishullin Mindanao në Filipine u ekzekutua një 63-vjeçar që kishte dalë pa maskë në rrugë. Kjo gjë u bë shkak për një debat mes tij dhe një punonjësi të policisë.
Ky i fundit e qortoi të moshuarin pse nuk kishte vënë maskë, por 63-vjeçari e sulmoi. Në këtë moment, polici e qëlloi për vdekje. Presidenti Rodrigo Duterte ka urdhëruar policinë dhe personelin ushtarak të qëllojnë këdo që shkakton telashe duke shkelur karantinën. Kjo është vdekja e parë për këtë arsye.
“Këto janë urdhrat e mia për policinë dhe ushtrinë: nëse ka probleme, nëse verifikoni raste kur dikush reagon dhe jeta juaj është në rrezik, qëlloni! A e kuptoni? Do të vdisni. Nëse shkaktoni probleme, do t’ju varros”, paralajmëroi presidenti.