Doli në shtyp libri i ambasadorit James W. Pardew
09 janar 2018
| 16:06
Para disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) doli nga shtypi libri i ambasadorit James W. Pardew: “Peacemakers – American Leadership and the End of Genocide in the Balkans” (University of Kentucky Press, 2018).
Siç e quajnë një “diplomat ushtarak”, autori ishte pjesë e ekipit paqeruajtës të Holbrukut në tri luftërat ballkanike: Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoni, si dhe ndërmjetësues amerikan për marrëveshjen e Ohrit.
Libri për të parën herë prezanton ngjarje dhe personalitete historike në vitet më kritike për rajonin, duke shpjeguar se si ShBA-ja, me diplomacinë e mbështetur ushtarakisht, kishin parandaluar gjenocidin në Ballkan.