Doli në takim me Kledin pa dëshirën e saj, Beatrix e fajëson produksionin e “Big Brother VIP”
Ajo doli në takim romantik me Kledin të mundësuar nga “Vëllai i Madh”.
Ndërkohë, dje janë diskutuar disa nga ngjarjet e bujshme brenda shtëpisë, shkruan lajmi.net.
Prej të gjithave u diskutua edhe dalja e Beatrix në takim romantik me Kledin në shtëpinë e Big Brother edhe pse këngëtarja hezitonte të dal, megjithatë e kishte pranuar takimin.
Pas daljes në takim, Beatrix dhe Kledi nuk e vazhduan më tutje njohjen, ndërkohë Iliri pyeti Beatrix se pse ka dal në takim me Kledin kur nuk ka dashur.
“Nuk e dija që mundesha”, tha Beatrix duke e ditur faktin se produksioni i Big Brother e kishte organizuar takimin e tyre dhe nuk ka ditur se a i lejohej kjo gjë.
Ndryshe, Trixa po e vazhdon raportin e afërt me Donaldin dhe ajo se çka ka ndodhur me Kledin mbet në të kaluarën.
Shiko videon teksa flasin Iliri dhe Beatrix.